Shkup, rreth 300 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë dhe alkoolit - Bota Sot
Shkup, rreth 300 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë dhe alkoolit

Maqedonia

Shkup, rreth 300 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë dhe alkoolit

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:29
Policia

Policia rrugore në Shkup, duke filluar nga mbrëmë, ka kryer kontrolle veprimi për zbulimin e shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit, por edhe për sanksionimin e vozitësve që vozisin me shpejtësi të madhe.

Në periudhën prej 6:00 deri në orën 24:00 të 20 korrikut, gjatë kontrollit për zbulimin e shoferëve që vozisin me shpejtësi të lartë, u konstatua se 38 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në një zgjidhje, ndërsa janë zbuluar edhe 108 shkelje të tjera të rregullave në komunikacion.

Gjatë periudhës nga ora 20:00 të 20 korrikut deri më ora 01:00 të 21 korrikut, gjatë kontrollit për shkeljet të rregullave nga motoçiklistët, janë zbuluar 35 shkelje, si dhe 55 shkelje tjera.

Gjatë kontrollit të mbrëmshëm policia ka zbuluar edhe 12 shoferë të cilët drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...