Komuna e Ohrit do të përmbush të gjitha detyrimet e rekomandimeve të UNESCO-s

Maqedonia

Komuna e Ohrit do të përmbush të gjitha detyrimet e rekomandimeve të UNESCO-s

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:28
Liqeni i Ohrit

Nga Komuna e Ohrit nëpërmes një deklarate thonë se do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet në përputhje me rregulloret ligjore, për të përmbushur detyrimet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka shpërndarë komunave, për zbatimin më të mirë dhe më efikas të rekomandimeve nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, i cili synon ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit si një trashëgimi botërore.

“Autoritetet komunale do të shqyrtojnë mundësitë ligjore lidhur me këtë rekomandim të qeverisë për të deklaruar moratorium mbi aktivitetet e ndërtimit deri në miratimi i planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”, thuhet në deklaratën e Komunë së Ohrit.

Nga atje thonë se me urdhër të kryetarit të komunës, Konstantin Georgeski, brenda 10 ditëve do të përgatitet plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. Menjëherë pas përgatitjes, ky plan do të vendoset në agjendën e seancës së Këshillit të Komunës Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat