Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së

Maqedonia

Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:06
Hristijan Mickoski

Në një intervistë për TV Sitel, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski e propozoi gjyqtarin Vlladimir Pançevskin në krye të PSP-së.

“Vërejtjet tona për Propozim-ligjin e Prokurorisë Publike janë parimore, e para resursi njerëzor që ka PSP-ja është për t’u diskutuar. I gjithë ekipi është i kontaminuar nga rasti ‘Haraçi’. Ata duhet të kthehen në prokuroritë ku janë marrë”, tha Mickoski.

Ai ceku se në PSP janë punësuar nipi i Janevës, nusja e ardhshme e Janevës, dy kushërinj të prokurorit Gavril Bubevski, i biri dhe mbesa e njërës prokurore, si dhe e bija e drejtorit të shkarkuar të MEPSO-s.

“Parashtrohet pyetja se cilin ne e propozojmë? Njerëz të përfshirë në haraç? Hetimi do të tregojë se kush ka qenë i përfshirë. Kjo është sikur ne të propozojmë Vladimir Pançevskin. Pse mos e zgjedhim Vlladimir Pançevskin? Pse të mos jetë zgjidhje?”, tha Mickoski.

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski momentalisht është i suspenduar nga puna për shkak të keqpërdorimeve të sistemit AKMIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat