Hahn: Netë të gjata dhe ditë të lodhshme kemi kaluar për progresin e Maqedonisë së Veriut që në tetor të filloni bisedimet

Maqedonia

Hahn: Netë të gjata dhe ditë të lodhshme kemi kaluar për progresin e Maqedonisë së Veriut që në tetor të filloni bisedimet

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:00
Johannes Hahn dhe Zoran Zaev

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian (KE) prej sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet më zyrtarë shtetëror dhe me kryetar partish politike.

Ai ka folur para mediave në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ku ka thënë se vendi meriton mundësinë e fillimit të bisedimeve me BE-në në tetor të këtij viti.

“Siç e dini, unë në Shkup kam kaluar netë të gjata dhe ditë të lodhshme që të gjithë të arrijmë së bashku destinacionin e kërkuar. Ne jemi këtu për të mbështetur reformat tuaja e që në tetor të nisni bisedimet për në BE. Më vjen keq për qershorin e kaluar. Sot do të flas me faktorin politik në vend për të punuar së bashku për qëllimet tona të përbashkëta deri në tetor” tha Hahn pas takimit me kryeministrin Zaev.

Hahn tha se sot do të jetë ditë e rëndësishme pasi për sot janë caktuar takime me faktorin politik në Maqedoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat