Çka kërkohet në Google më shumë nga qytetarët e Maqedonisë?

Maqedonia

Çka kërkohet në Google më shumë nga qytetarët e Maqedonisë?

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:27

Në Maqedoni qasje në internet kanë 84 përqind e amvisërive ndërsa 78 përqind e popullsisë shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik për tregun e komunikimit elektronik të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

We are social dhe Hootsuite kanë përpiluar një raport për çdo shtet dhe për çdo shërbim online në veçanti .

Rangimi është bërë me “index”, i menaxhuar nga Google Trends. Rezultatet janë nxjerrë në janar të këtij viti dhe vlejnë për gjithë vitin 2018.

Facebook, Translate dhe Youtube janë tre termet më të kërkuara në Google nga qytetarët e Maqedonisë. Është interesant fakti se në Google kanë kërkuar termin Google.

Agregatorët e lajmeve gjithashtu janë të kërkuar në listën e kërkimeve për Google. Faqet për shit-blerje, gjithashtu janë në mesin 20 top kërkimeve.

Parashikimi i motit (Weather) dhe shërbimi i autobusve në Shkup (JSP) përbyllin listën e top kërkimeve në Google për vitin 2018 në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat