VMRO-DPMNE: U bënë dy javë nga rasti “Reket” ndërsa prokuroria nuk po heton asgjë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: U bënë dy javë nga rasti “Reket” ndërsa prokuroria nuk po heton asgjë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 10:21
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media sot kanë akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ky i fundit ka shkatërruar shtetin ligjor, i ka dhënë fund drejtësisë në Republikën e Maqedonisë, përcjellë Zhurnal.

Nga VMRO konsiderojnë se shteti ynë është shteti i vetëm në Europë ku në burgje ka të burgosur politikisht, derisa siç thonë, kriminelët e vërtetë terorizojnë rrugët në gjithë shtetin, ndërsa pjesë e tyre janë të vendosur në rr. Ilindenska (Qeveri).

“Institucionet nën kontroll të Zaevit në vend se të ndjekin krimin dhe kryerësit, ndjekin ata që njoftojnë për të njejtën dhe zbardhin për opinionin ndarjet kriminale të anëtarëve të Qeverisë. Gazetarët, liria e shprehjes dhe e vërteta janë armiqtë më të mëdhenj të gënjeshtarit Zoran Zaev”, akuzojnë nga VMRO.

Nga kjo parti më tej thonë se pothuajse dy javë nga hetimi për rastin “Reket” ende asgjë nuk është zgjeruar.

“Opinioni ende nuk e di cilët janë funksionarët e lartë nga LSDM, Kiki dhe Friki të cilët janë pjesë e grupacionit keqbërës që ka reketuar politikanë maqedonas, biznesmenë dhe qytetarë. Koka e oktopodit kriminel ende është në liri. Katica Janeva tanimë dy javë ka hapësirë të lirë të ndikojë mbi dëshmitarët dhe dëshmitë, përshkak pozitës së saj zyrtare. Prokuroria Ruskovska as që mendon t’ia fillojë nga koka e oktopodit kriminel. Nuk hetojnë përshkak se është e qartë se në krye të kësaj bande kriminale është Zaevi i aboluar”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti konsiderojnë se me Zoran Zaevin kryeministër nuk mund të ketë drejtësi. Ata thonë se drejtësi në Maqedoni mund të ketë vetëm atëherë kur kjo bandë kriminale do të ikë nga politika, e atëherë siç thonë, të gjithë ata që kanë kryer krime do të përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat