VMRO-DPMNE: Pushteti vazhdon të gënjej se ka siguruar rritje ekonomike

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pushteti vazhdon të gënjej se ka siguruar rritje ekonomike

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:02
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të gënjejë qytetarët se po ofron rritje ekonomike në vend.

“Që kur janë në pushtet mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe qytetarët mezi po arrijnë të kalojnë muajin.

Rreth 18.500 qytetarë u larguan nga vendi, prej të cilëve 8.000 nuk janë kthyer”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Dëshmia që kjo qeveri nuk po bën asgjë është fakti që kompanitë në Republikën e Maqedonisë kanë paguar 32% më pak tatim mbi fitimin në tremujorin e dytë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, dhe në kushte të rritjes së parashikuar prej 3.5% të të ardhurave të kësaj takse për tërë vitin 2019.

Nga atje thonë se nuk ka rrogë mesatare prej 500 euro, as pensione më të larta siç premtoi LSDM-ja në periudhën parazgjedhore.

“E vetmja gjë që qytetarët morën nga kjo qeveri kriminale e kryesuar nga Zoran Zaev është rritja e akcizës për naftën, karburantet më të shtrenjta dhe investimet kapitale zero”, deklarojnë nga partia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat