Zaev dhe Borisov së bashku do të vendosin kurora lulesh tek vari i Goce Dellçevit

Maqedonia

Zaev dhe Borisov së bashku do të vendosin kurora lulesh tek vari i Goce Dellçevit

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:56
Bojko Borisov dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me rastin e festimit të përbashkët të dy vjetorit të marrëveshjes së Fqinjësisë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes.

Borisov do të mirëpritet zyrtarisht nga kryeministri Zoran Zaev në qeveri këtë mëngjes. Dy kryeministrat dhe delegacionet qeveritare do të zhvillojnë takime bilaterale për të diskutuar përparimin e bashkëpunimit dypalësh dhe planit shumëpalësh.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp në qendrën e mediave të Qeverisë, pas së cilës do të nisen për në kishën “Shën Spas”, ku do të vendosin kurora lulesh pranë varrit të Goce Dellçevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat