New York Times në vitin 1903 Goce Dellçevin e përshkruan si shef i maqedonasve dhe revolucionar bullgar

Maqedonia

New York Times në vitin 1903 Goce Dellçevin e përshkruan si shef i maqedonasve dhe revolucionar bullgar

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:04
ilustrim

Në vitin 1903 gazeta “New York Times në faqen e saj publikon artikull për vrasjen e heroit Goce Dellçev, duke e përshkruar si shef i maqedonasve dhe revolucionar bullgar.

Gazeta informon se vdekja e revolucionarit bullgar Dellçev konsiderohet si një humbje e rëndë për lëvizjen kryengritëse. Ai ishte drejtuesi i një organizate të famshme.

Në një tekst tjetër thuhet se Dellçevi ishte i shoqëruar nga çeta edhe vojvoda Kirçovski, së bashku me poetin Tavorov kur hynë në fshatin Banicë afër Seresit.

Një turmë e madhe rrethoi fshatin dhe të gjithë anëtarët e njësisë revolucionare u rezistuan për një kohë të gjatë, ndërsa një numër i madh i priftërinjve dhe mësuesve u arrestuan.

Dellçev ishte 32 vjeç. Ai ishte mësues dhe themelues i një organizate maqedonase që kishte degë në të gjithë vendin.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i cili vizitoi vendin dje, i kërkoi Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore që të gjejnë kompromis për Goce Dellçevin deri në tetor kur duhet të merret vendim për fillimin e bisedimeve me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat