OBRM-PDUKM: Qindra të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk shkojnë në punë, por për ato nuk hapet lëndë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qindra të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk shkojnë në punë, por për ato nuk hapet lëndë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM si reagim ndaj arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror thuhet që “qindra të punësuar apo të pranuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk shkojnë në punë, por lënda krijohet vetëm për drejtorin nga opozita”.

Nga kjo parti kritikojnë se vendi është në korrupsion duke përmendur listën e ‘Transparency'.

“Institucionet po keqpërdoren që të mbrohet krimi i pushtetit, dhe për krijohen raste të paqena. Pushteti paralajmëron vendime, dhe më pastaj gjykata klienteliste i shkruan”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Opozita maqedonase komenton se BE dhe SHBA-të kërkojnë zbardhjen e haraçit dhe ndërtesat pa leje dhe se insistojnë që para gjykatës të jenë jo vetëm kryesit, por edhe organizatorët dhe ata që kanë ndihmuar krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat