Gazetari italian tregon arsyet e publikimit të pamjeve dhe bisedave për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Gazetari italian tregon arsyet e publikimit të pamjeve dhe bisedave për rastin “Haraçi”

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:01
Laris Gaiser

Gazetari italian Laris Gaiser, i cili sot ka publikuar incizime tjera në lidhje me rastin “Haraçi”, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar arsyet e publikimit të videove.

Ai shkruan se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur.

Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë”.

“Edhe pas periudhave të gjata të poshtërimit. Shpresa ime sot është që përmes raporteve të mia të inkurajoj gjyqtarët e mirë, ata që janë ende të pavarur, të lirë, besimtarët e vërtetë në rëndësinë e sundimit të ligjit, të vazhdojnë të hulumtojnë dhe ta bëjnë Maqedoninë një shembull të ndritshëm të një vendi stabil!” shkruan mes tjerash Gaiser.

Ndryshe, ai sot publikoi disa biseda telefonike, në të cilat siç thotë, dëgjohet edhe zëri i prokurores speciale Katica Janeva, e cila i thotë afaristit Jordan Kamçev të mos shqetësohet pasi gjithçka do të jetë në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat