Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për vëllanë e Koço Angjushev - Bota Sot
Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për vëllanë e Koço Angjushev

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për vëllanë e Koço Angjushev

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Komisioni Anti-korrupsion në seancën e sotme njoftoi se ka lëndë dhe po mblidhen informacione për Todor Angjushev, vëllai i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, për ndërtimin e hidrocentralit në tokë shtetërore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanvoska deklaroi se po punohet në këtë lëndë.

Anëtari i Komisioni Anti-korrupsion, Nuri Bajrami, tha se po mblidhen informacione për lëndën, e që është ngritur nga OBRM-PDUKM.

“Tani po punohet dhe nuk mund të japin detaje”, tha Bajrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...