OBRM-PDUKM: Që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:03
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset, duke shtuar se ekonomia e vendit është vlerësuar me zero nga afaristët gjermanë.

“Borxhi publik është rritur më shumë se gjysmë miliardë euro, ndërsa nuk ka kurrfarë investimi. Niveli i investimeve kapitale në dy vitet e fundit është më i ulët që nga pavarësia e deri më sot”.

“Standardi i jetesës është ulur. Në vend të rritjes dhe zhvillimit kemi zhvatje dhe krim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonia me Zaevin në krye shkon teposhtë. Sipas tyre nevojiten dorëheqje urgjente dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...