Seancë gjyqësore për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale - Bota Sot
Seancë gjyqësore për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Seancë gjyqësore për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:42
Rasti “TNT”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “TNT”, e cila ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PSP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...