Komiteti i Helsinkit: Shqetësuese rritja e numrit të rasteve të dhunës tek të rinjtë

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Shqetësuese rritja e numrit të rasteve të dhunës tek të rinjtë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut shpreh keqardhje për vrasjen e 17-vjeçarit N.H dhe ju bën thirrje institucioneve që seriozisht të punojnë në parandalimin e urrejtjes.

Ata thonë se gjatë vitit 2018 kanë regjistruar numër rekodr të incidenteve të kryera për shkak të urrejtjes, ndërsa shtojnë se ky trend vazhdon edhe në vitin 2019, kur përfshirë edhe korrikun janë regjistruar gjithsej 109 raste.

“Numri i incidenteve të kryera në bazë të përkatësisë etnike është alarmant dhe arrin në 64 përqind nga të gjitha incidentet e regjistruara, ndërsa shqetësuese janë edhe të dhënat se shumica e viktimave ose kryerësve janë persona të rinj”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata shtojnë se institucionet duhet të kenë më shumë kujdes, efikasitet dhe në mënyrë themelore t’u qasen këtyre rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat