Zhernovski dhe Zkharieva së bashku në festivalin në Strumicë

Maqedonia

Zhernovski dhe Zkharieva së bashku në festivalin në Strumicë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:02
Pamje nga vizita

Festivali tradicional “One Love Tour”, që u mbajt sot në Strumicë, morën pjesë zv. ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski, dhe në emër të Republikës së Bullgarisë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.

Festivali “One Love Tour”, i realizuar bashkërisht nga yje të muzikës maqedonase dhe bullgare, po mbahet për të tretin vit radhazi. Ngjarja e sponsorizuar nga UNESCO paraqiti gjithashtu traditat e të dy vendeve si një larmi të trashëgimisë kulturore maqedonase dhe bullgare.

Gjatë vizitës së Zhernovskit në Strumicë, së bashku me Zakharieva dhe kryetarin e Strumicës, Kosta Janevski u hap një qendër multifunksionale sociale, e cila është rikonstruar dhe pajisur me një donacion bullgar prej 270.000 levash. Qendra Sociale multifunksionale do t’u shërbejë të gjitha grupeve të cenueshme të qytetarëve, si dhe aktiviteteve programore dhe projekteve për integrim më të shpejtë dhe më të lehtë në shoqëri dhe përfshirje sociale të grupeve të synuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat