OBRM-PDUKM nuk i përjashton protestat dhe bllokimin e institucioneve lidhur me aferën “Haraçi” - Bota Sot
OBRM-PDUKM nuk i përjashton protestat dhe bllokimin e institucioneve lidhur me aferën “Haraçi”

Maqedonia

OBRM-PDUKM nuk i përjashton protestat dhe bllokimin e institucioneve lidhur me aferën “Haraçi”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nuk e përjashton mundësinë e organizimit të protestave, si dhe bllokimin e rrugëve dhe institucioneve shtetërore, pas ngjarjeve lidhur me rastin “Haraçi”.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Igor Janushev, thotë se asnjë ide nuk është e përjashtuar në mënyrë që siç tha, të rrëzohet ky pushtet.

“Asnjë mënyrë e veprimit, protesta, marshe, ndoshta edhe bllokim të rrugëve, bllokim të Kuvendit, institucioneve, nuk përjashtohet për momentin. Gjithsesi se organet më të larta partiake ditëve të ardhshme do të bisedojnë dhe do të vendosin se cila është më e mira”, tha Janushev.

Ai këto deklarata i bëri në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kur u pyet nëse pas ngjarjeve të fundit lidhur me rastin “Haraçi”, do të dorëzojnë iniciativë për votëbesim të qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...