Kostadinov: E vetmja agjendë e Mickoskit ishte dhe mbetet mbrojtja e krimit - Bota Sot
Kostadinov: E vetmja agjendë e Mickoskit ishte dhe mbetet mbrojtja e krimit

Maqedonia

Kostadinov: E vetmja agjendë e Mickoskit ishte dhe mbetet mbrojtja e krimit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:23
Kostadin Kostadinov

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “Mickoski nuk do të ketë sukses në mbrojtjen e krimeve të regjimit të OBRM-PDUKM-së”.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM punojnë për regjimin dhe për kriminelët e akuzuar, duke shpresuar se do ta varrosin shtetin e së drejtës, nuk do të mund të bllokojë ligjin e ri për Prokurori Publike, nuk do të mund të pengojë të bëhemi anëtar të BE-së dhe NATO-“, thotë Kostadinov.

Kostadinov thotë se në konferencën e sotme të Mickoskit u vërtetua se u dyshuari kryesor në aferën e PSP-së ‘Perandoria’ u përpoq ta paraqes si viktimë për shkak se e vetmja agjendë e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit ishte dhe mbetet mbrojtja e krimit të regjimit të kaluar.

“Mickoskit sot vërtetoi se është takuar me personat të cilët janë të dyshuar dhe të cilët shihen në incizimet e aferës ‘Haraçi'”, tha Kostadinov duke i parashtruar disa pyetje Mickoskit nëse është takuar me Nikolla Gruevski, me cilët dy persona të incizuar në aferën ‘Haraçi’ është takuar dhe nëse është takuar me Kamçevin.

Ai shtoi se paralajmërimet e Mickoskit për protesta është përpjekja e fundit për mbrojtje të krimit ë regjimit që nxitet nga, siç tha Kostadinov, shefi i tij, Nikolla Gruevski.

“E ka të qartë Mickoski se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadinov duke cekur Mickoskit se nuk do të mund të ndalojë rastet që udhëhiqen kundër kriminelëve dhe krimeve të regjimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...