Vjen reagimi i Maqedonisë së Veriut pas vendosjes së taksës nga Kosova - Bota Sot
Vjen reagimi i Maqedonisë së Veriut pas vendosjes së taksës nga Kosova

Maqedonia

Vjen reagimi i Maqedonisë së Veriut pas vendosjes së taksës nga Kosova

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Trajan Dimovski sot tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën.

Dimovski sqaroi se Maqedonia e Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri.

Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut.

“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të gjithë shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojnë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”- tha mes tjerash Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.

Ndryshe, autoritetet kosovare gjatë ditës së djeshme njoftuan se kanë vendosur masa reciprociteti për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia. Shkak për këtë është vendimi i Maqedonisë së Veriut për ndalimin e importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova.

Maqedonia e Veriut gjatë vitit eksporton rreth 40 deri 1000 ton patate në Kosovë, ndërsa vlera e mjaltit të eksportuar në Kosovë arrin rreth 400.000 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...