Kostadinov: Mickoski të tregojë nëse është takuar me Gruevskin dhe me gazetarin nga Italia

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski të tregojë nëse është takuar me Gruevskin dhe me gazetarin nga Italia

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:55
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se Hristijan Mickoski shmang përgjigjen e pyetjeve që ne i bëjmë, duke u fshehur pas statuseve në rrjetet sociale, duke u fshehur pas sekretarit të tij të përgjithshëm, i dyshuar në rastin “Dizajn”.

Kostadinov tha se OBRM-PDUKM nuk e kuptoi se pse opinioni pyet nëse Mickoski ishte duke u takuar me Nikolla Gruevskin, gazetarin nga Italia, njerëz të tjerë nga Sllovenia, pse po pyesnim për lidhjet e tij.

Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët ta dinë të vërtetën. Është e rëndësishme që qytetarët të dinë për sjelljen e Hristian Mickoskit dhe qëllimet e tij të vërteta.

“Nëse Mickoski krenohet kur takohet me Orban, është gjithashtu e lavdërueshme që të ketë takime me të tjerët që takohet Pse nuk u thotë atyre? Është e drejtë të tregohet se me kë është takuar? Kur dhe ku? Nëse është takuar, çka i ka dhënë? Qytetarët, opinioni, presin përgjigje për këto pyetje”, deklaroi Kostadinov.

Ai shtoi se agjenda e Hristian Mickoskit mbetet e njëjtë: mbrojtja e krimit të regjimit, përpjekja për të kërcënuar drejtësinë, ndërsa manjatët e regjimit duke u paraqitur si viktima, duke u përpjekur të bllokojnë vendin, duke parandaluar përparimin drejt NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat