Ushtria do të përfshihet në gjuajtjen e derrave të egër në Maqedoni - Bota Sot
Ushtria do të përfshihet në gjuajtjen e derrave të egër në Maqedoni

Maqedonia

Ushtria do të përfshihet në gjuajtjen e derrave të egër në Maqedoni

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Pasi që në Bullgarinë fqinjë u zbulua rasti i parë me “ethet afrikane të derrave”, në Maqedoni u aktivizua alarmi me qëllim të ndalimit që ajo sëmundje të zgjerohet në vendin tonë.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi jonë do të ndërmarrë masa radikale që të ballafaqohet me këtë sëmundje.

“Bëjë thirrje deri tek gjuetarët që të kryejnë gjuajtjen e mbi 50 përqind të derrave të egër nëpër të gjithë Maqedoninë. Nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë do të aktivizojmë edhe ushtrinë e Maqedonisë për këtë masë. Derrat të cilat ushqehen nga deponitë do të largohen dhe me patjetër duhet të ndërrmarin masa të këtilla. Shoqëria e gjuetarëve e dinë më së miri se si të ballafaqohen me këtë problem dhe duhet ta ndalim sëmundjen që të mos përhapet në vendin tonë”, tha Angjushev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...