Varvitsiotis: Po ndjekim hapat e Shkupit - Bota Sot
Varvitsiotis: Po ndjekim hapat e Shkupit

Maqedonia

Varvitsiotis: Po ndjekim hapat e Shkupit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Shfaqja e irredentizmit dhe shkelja e qeverisjes të së drejtës mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt mbi procesin pranimit në BE për vendin fqinjë, ministri i jashtëm alternativë të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis për gazetën greke “Real News”, ku shtoi se qeveria greke po ndjek hapat e qeverisë së Shkupit.

Varvitsiotis e përsëriti qëndrimin se ka trashëguar një marrëveshje të dëmshme që ka nënshkruar qeveria e SIRIZA-s “duke u distancuar nga armët biseduese dhe pozicioneve kombëtare të vendit, të konstatuara me marrëveshjen e përkohshme edhe në Bukuresht, njofton AIM.

“Qeveria jonë po ndjek hapat e qeverisë së Shkupit dhe për çdo rast nuk do të lejojë shfaqjen e irredentizmit dhe shkeljen e qeverisjes të së drejtës, me çka do të kishte ndikim të drejtpërdrejt në procesin integrues në Bashkimin Evropian”, tha Varvitsiotis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...