Aco Kolevski zgjedhet kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

Maqedonia

Aco Kolevski zgjedhet kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:38
Aco Kolevski

Aco Kolevski është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoninë e Veriut.

Ai e mori mbështetjen njëzëri nga anëtarët e Këshillit në seancën e sotme, ndërsa nuk kishte kundërkandidat.

Aco Kolevski është anëtar i Këshillit nga muaji shkurt i vitit të kaluar, kur u zgjodh nga radhët e prokurorëve publik dhe erdhi në vend të Ljubomir Joveskit, i cili e mori pozitën e kryeprokurorit shtetëror.

Kolevski do ta zëvendësojë kryetarin e deritanishëm Kole Shterjev, i cili e mori funksionin më 31 gusht të vitit 2017.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij është dy vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat