MPB: Zbardhet vrasja në Gostivar, aktakuzë ndaj një personi 46-vjeçar - Bota Sot
MPB: Zbardhet vrasja në Gostivar, aktakuzë ndaj një personi 46-vjeçar

Maqedonia

MPB: Zbardhet vrasja në Gostivar, aktakuzë ndaj një personi 46-vjeçar

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se SPB Tetovë deri tek Prokuroria Themelore në Gostivar ka ngritur padi penale ndaj Gj.D (46), për shkak të dyshimeve se e ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”.

Nga MPB thonë se i paditur është arrestuar më 01.09.2019 në orën 05:40.

“I padituri më 01.09.2019 pas orës 03:00 në banesën në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, me përdorimin e thikës ka vrarë S.T (78) dhe ka tentuar të vrasë edhe S.R (54) dhe B.R (60), për shkak të borxheve nga B.R ndaj Gj.D.”, thonë nga MPB.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, Gj.D është arrestuara nga ana e zyrtarëve policorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...