MPPS: 10.8 milionë euro do të ndahen për përmirësimin e shërbimeve sociale nëpër komuna

Maqedonia

MPPS: 10.8 milionë euro do të ndahen për përmirësimin e shërbimeve sociale nëpër komuna

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:27
Ilustrim

Gjithsej 10.8 milionë euro nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) janë vendosur në dispozicion të komunave për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, për pesë vitet e ardhshme.

MPPS ju bën thirrje komunave të aplikojnë për grantet e dedikuara për shërbime komunale, ndihmë individuale ose familjare, ndihmë shtëpiake, asistencë personale, ndihmë ditore, kujdes të përkohshëm, qendra ditore dhe shërbime për jetesë me ndihmë dhe shërbime tjera inovative.

Nga MPPS thonë se me “Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale” zhvillohet dhe përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, sipas nevojave të qytetarëve dhe qasjen tek shërbimet sociale të dedikuara për grupet e prekura sociale, personat më të vjetër, personat me nevoja të veçanta dhe personave tjerë.

Thirrja publike është publikuar në web-faqen e MPPS-së, ku është edhe formulari për paraqitje. Afati i fundit për aplikim është 31 tetori i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat