Qeveria e Maqedonisë dënon djegien e flamujve në Melburn të Australisë - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë dënon djegien e flamujve në Melburn të Australisë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë dënon djegien e flamujve në Melburn të Australisë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:52
Foto

Qeveria e dënoi djegien e letrave me fytyrë të Zaevit dhe Sheqerinskës si dhe djegien e flamujve të Bullgarisë dhe Greqisë para konsullit të Maqedonisë së Veriut në Melburn.

Nga Qeveria shtojnë se këto ngjarje prishin imazhin e vendit dhe se djegia e flamujve nuk janë tipare të patriotizmit dhe as pasqyrë e diasporës së Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut dënon sjelljen vandale të një grupi të vogël para konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Melburn. Këto veprime prishin imazhin e vendit, imazhin e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

Qeveria thekson se gjuha e urrejtjes është tipar i një të kaluare dhe se e njëjta sjell dhunë dhe konflikt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...