Bërvenica me çerdhe të re për fëmijë - Bota Sot
Bërvenica me çerdhe të re për fëmijë

Maqedonia

Bërvenica me çerdhe të re për fëmijë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, dhe kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti sot vëzhguan aktivitetet e ndërtimit të çerdhes së re në Komunën e Bërvenicës. Me objektin e ri sigurohet hapësirë për 80 fëmijë.

“Me ndërtimin e kësaj çerdhe fëmijësh në Komunën e Bërvenicës, ku deri tani nuk ka pasur objekt për kujdes të fëmijëve, i realizuam qëllimet strategjike për përfshirjen e fëmijëve, posaçërisht të rinjtë nga mjediset rurale në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Qëllimi ynë kryesor është që ta zmadhojmë përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor për 50% për shkak se zhvillimi i hershëm fëmijëror është kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm tek secili fëmijë”, tha Carovska. Për ndërtimin e kësaj çerdhe, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndau rreth 26.6 milionë denarë.

MPPS vazhdon t’i përmirësojë kushtet dhe cilësinë e mbrojtjes fëmijërore. Nga maji i vitit 2017 deri këtë vit, MPPS ka investuar në ndërtim, rikonstruim dhe pajisje në 31 objekte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...