KRSRR bën apel të ndryshohen zakonet dhe kultura në komunikacion - Bota Sot
KRSRR bën apel të ndryshohen zakonet dhe kultura në komunikacion

Maqedonia

KRSRR bën apel të ndryshohen zakonet dhe kultura në komunikacion

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:40
Ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRR) thotë se është koha që të ndryshohet zakonet dhe kultura në komunikacion duke bërë apel që secili pjesmarrës në komunikacion duhet të ndërmerr përgjegjësi personale dhe në mënyrë të plotë të respektohet sinjalizimi për komunikacion.

“Aksidentet e komunikacionit, të vdekur dhe të lënduar në rrugë është përditshmëria jonë ndërsa zakonet dhe kultura e sjelljes në komunikacion vazhdojnë të mos jenë në nivelin e duhur. Vozitja e shpejtë, vozitja nën ndikimin e alkoolit, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, mospërdorimi i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonave mobilë në komunikacion janë arsyet kryesore për aksidentet me pasoja fatale”, theksojnë nga KRSRR.

Sipas tyre është shqetësues fakti që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion nuk janë të ndërgjegjshëm për gabimet dhe lëshimet që secilën ditë i bëjnë në komunikacion

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut mesatarisht ka rreth 160 persona të vdekur nga aksidentet ndërsa afër 6.000 persona marrin lëndime të rënda.

Vetëm gjatë vitit 2018, 133 persona kanë humbur jetën në aksidente ndërsa 5.860 kanë marrë lëndime më serioze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...