Shkup, humb jetën një person në një aksident hekurudhor - Bota Sot
Shkup, humb jetën një person në një aksident hekurudhor

Maqedonia

Shkup, humb jetën një person në një aksident hekurudhor

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident hekurudhor mbrëmë në Shkup, ndërsa kanë ndodhur edhe 11 aksidente të tjera ku janë lënduar 14 persona, katër prej tyre rëndë dhe 10 kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Nga të lënduarit rëndë, është një shofer me moped, dy janë motoçiklistë dhe një është shofer i një veture. Në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar 18 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes, 18 shoferë pa patentë shoferi, si dhe dy shoferë të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit. Nga komunikacioni janë larguar edhe 13 vetura të cilat ishin të paregjistruar.

Policia ka shqiptuar edhe 33 gjoba për shkak të parkimi jo të rregullt të automjeteve, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 70 vetura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...