Janeva i kërkon paratë e “Fondit të zi” që të mbrohet - Bota Sot
Janeva i kërkon paratë e “Fondit të zi” që të mbrohet

Maqedonia

Janeva i kërkon paratë e “Fondit të zi” që të mbrohet

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:04
Katica Janeva

Letra e re e ish-prokurores speciale, Katica Janeva me të vërtet ka arritur deri te selia e PSP-së. Për “Fokus” informacionin e konfirmojnë disa prokurorë. Një nga kërkesat e Janevës është që parat nga “Fondi i zi” ti jepen asaj që të paguaj shpenzimet për mbrojtjen e saj, si e dyshuar për rastin “Haraçi”.

Prokurorët u gjetën të prekur nga kërkesa, sepse siç sqarojnë paratë e fondit deri më tani janë shfrytëzuar për dasma, festa dhe fatkeqësi.

“Fondin vetë e kemi mbushur pas urdhrit të Janevës dhe ajo i ka kontrolluar mjetet, prandaj nuk e dimë sa para kanë ngelur. Para çdo muaj kanë dhënë prokurorët e deri tek punëtori i fundit”, thotë një prokuror.

Prokurorët çdo muaj kanë dhënë për fondin nga 3.000 denarë, ndërsa të punësuarit e tjerë nga 1.000 denarë.

Ish-shefja e PSP-së, Katica Janeva gjatë ditës së nesërme para prokurores Vilma Ruskovska duhet të jap dëshmi si e dyshuar për rastin “Haraçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...