OBRM-PDUKM fillon me aksionin ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë’

Maqedonia

OBRM-PDUKM fillon me aksionin ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë’

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:33
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nga dita e premte deri më 12 dhjetor do të nisë aksionin ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë’ që do të udhëhiqet nga ekipet e udhëheqësisë më të lartë të partisë dhe që do t’i vizitojnë të gjitha vendet në Maqedoni.

Aksioni do të nisë me vizitën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Ane Lashkoska në Manastir.

Vizitat do të vazhdojë të shtunën, më 28 shtator, kur ekipi i udhëhequr nga KE i OBRM-PDUKM-së, Blagica Lasovska dhe Trajko Slavevski do ta vizitojnë Petrovecit, ndërsa ekipi i udhëhequr nga Koce Trajanovski do të vizitojë Çairin.

“Aksioni ka për qëllim që qytetarët nga afër të mund t’i thonë problemet dhe nevojat e tyre, që më vonë do të bëhen zgjidhje programore të partisë. Republika e Maqedonisë është në situatë të rëndë, e bllokuar në krim të të rëndë, korrupsion dhe zhvatje. Sundimi i së drejtës është në vend të fundit, ndërsa ekonomia po fundoset”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare në mënyrë që të humb Zaevi për t’u rindërtuar Maqedonia në secilën pore të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat