Pendarovski dhe Zenier biseduan për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike

Maqedonia

Pendarovski dhe Zenier biseduan për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:41
Pamje nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti komisarin e lartë të OSBE-së për minoritetet kombëtare, Lamberto Zanier me të cilin bisedoi për angazhimin dhe përkrahjen e OSBE-së për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kontekst të integrimeve euroatlantike.

Siç deklaruan nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski ka theksuar që Republika e Maqedonisë së Veriut është i suksesshëm dhe shembull pozitiv në rajon me qasjen e saj në ndërtimin e marrëdhënieve për tolerancë dhe bashkëpunim në mes komuniteteve të ndryshme etnike.

“Presidenti Pendarevski, duke falënderuar komisarin Zanier për angazhimin dhe përkrahjen të cilën OSBE ia jep për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve etnike, theksoi që në Maqedoninë e Veriut vlerësohet lart përkrahja që organizata e jep në disa fusha në interes për përparimin e shtetit, në veçanti në fushën e qeverisjes të së drejtës”, thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit, theksohet, kanë shkëmbyer mendime për bashkëpunimin më të gjatë me OSBE-në dhe përkrahjen e tyre në reformat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për gjendjen gjithëpërfshirëse në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat