Nuk dihet nëse Janeva do të dëshmojë para Ruskovskës

Maqedonia

Nuk dihet nëse Janeva do të dëshmojë para Ruskovskës

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:38
Katica Janeva

Është e pasigurt nëse Katica Janeva do të dëshmojë para prokurores Vilma Ruskoska për rastin “Haraçi”. Avokatët nuk kanë marrë ende udhëzime të sakta nga ish-shefja e PSP-së se si të përgatisin mbrojtjen. Ata vizitojnë Janevën në burgun e Shuto Orizares dhe raportojnë mbi provat e paraqitura nga Prokurori për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, informon “Alsat”.

Për momentin, Janeva nuk po shqyrton një marrëveshje me prokurorinë, ndërkohë Ruskoska, ende është duke hetuar sesi u është ofruar avokatëve dëshmia e të dyshuarit Zoran Milevski-Kiçec. Kryeministri Zoran Zaev pret që përfundimisht të ngritet kallëzim penal për rastin “Haraçi”.

Deri në 15 tetor kalojnë 90 ditë nga hetimi, me çka pres që të përfundojë me një aktakuzë, ndërsa qytetarët të dinë të gjithë të vërtetën. Kjo do ta inkurajojë gjyqësorin që të vazhdojë të vendosë, vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe sipas bindjeve të veta”, tha Zoran Zaev.

Hetimi për rastin “Haraçi” ka mbaruar. Katica Janeva dhe “Boki 13” janë në paraburgim dhe po përpiqen të dalin nga paraburgimi përmes alibive gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat