Arrest shtëpiak për Jasna Mandiq

Maqedonia

Arrest shtëpiak për Jasna Mandiq

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykatësi Nenad Saveski caktoi arrest shtëpiak për Jasna Mandiq Ercegoviq. Gjykatësi e mori vendimin në bazë të tre motive: rrezikun e arratisjes, ndikimin tek dëshmitarët dhe mundësinë për të përsëritur veprën penale.

Ajo është drejtore e “1TV” dhe nënkryetare e Këshillit Ndërkombëtar, OJQ e Bojan Jovanovskit.

Mediat kanë shkruar për veprime të diskutueshme mbi atë se si janë mbledhur paratë për ndërtimin e qendrave evropiane për të rritur, të ndihmuara nga komunat dhe institucionet shtetërore.

Jasna Mandiq ka thënë në një deklaratë se rreth 950,000 euro, të cilat janë marrë nga ndërmarrjet “Pelister” dhe “Drim Building”, janë përdorur për qëllime të pagimit përmes llogarive private, pra për ndërtimin e qendrave evropiane për të rritur. Por nuk sqaroi sesi përdoren paratë e tërhequra kesh nga banka ose nëse është paguar me to diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat