Shkup, lëndohen 11 persona në tetë aksidente në Shkup

Maqedonia

Shkup, lëndohen 11 persona në tetë aksidente në Shkup

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:07
Foto

Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, 11 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidentet që kanë ndodhur në Shkup. Në gjashtë aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas SPB Shkup, dje policia e komunikacionit ka gjobitur 18 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar tre shoferë që kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 19 vozitës pa leje të vozitjes dhe një fillimtar, si dhe 18 automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu janë dënuar edhe dy shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre shoferë për tejkalim të parregullt, një motoçiklist për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, një shpfer për mospërdorimin e rripit të sigurisë si dhe tetë shoferë që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes së automjetit.

Nga SPB Shkup njoftojnë se me automjetin e veçantë ‘Karoteci’ janë ngritur 67 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat