Angelovska-Galloway: Marrëveshje bilaterale për vazhduar partneritet në trendin pozitiv

Maqedonia

Angelovska-Galloway: Marrëveshje bilaterale për vazhduar partneritet në trendin pozitiv

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:37
Pamje nga takimi

Bashkëpunimi ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, realiteti i ri i diktuar nga ‘Brexit’ dhe ofrimi i mbështetjes për zbatimin e një projekti për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale, efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit të financave publike ishin temat kryesore të diskutuara në takimin e parë të Ministres së Financave Nina Angelovska dhe Ambasadores britanike, Rachel Galloway.

Ministrja e Financave tha se tregtia midis dy vendeve po rritet. Në vitin 2018, ajo regjistroi një rritje vjetore prej 9.3 përqind, me një tregti prej 832.2 milion euro, ndërsa rritja në shtatë muajt e parë të 2019 ishte më e theksuar dhe arriti në 43.8 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në vitin 2018, eksportet për në Mbretërinë e Bashkuar u rritën për 46.7 përqind në vit, ndërsa në periudhën janar-korrik 2019 arritën në 31.1 përqind.

Ministrja Angelovska dhe Ambasadori Galloway, siç njoftojnë, u zotuan për vazhdimin e trendit pozitiv në shkëmbimin tregtar dhe se janë duke u zhvilluar negociata me Mbretërinë e Bashkuar për përmbylljen e një marrëveshjeje dypalëshe për partneritet, tregti dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila do të jetë një vazhdim i marrëveshjes aktuale të Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut pasi Britania e Madhe të largohet nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat