Tetovë, arrestohen dy persona për tregti me lëndë narkotike

Maqedonia

Tetovë, arrestohen dy persona për tregti me lëndë narkotike

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Policia dje ka arrestuar dy persona për shkak se tek ato është zbuluar lëndë narkotike.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tyre me targa të Tetovës është zbuluar marijuhanë, pushkë “bokerica” kal.12 mm, 13 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 15 plumba 7.62 dhe 15 m, dhe drunj të cilët nuk ishin të vulosura.

Për rastin u njoftua një prokuror publik, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresa të përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat