Jankoviq: Të gjithë duam që të bëheni anëtare e plotë e NATO-s në dhjetor

Maqedonia

Jankoviq: Të gjithë duam që të bëheni anëtare e plotë e NATO-s në dhjetor

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:42
Zoran Jankoviq

Shefi i Zyrës për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se informacionet e rrejshme për anëtarësimin në NATO tregon se nuk është i mirë për vendin. Lojtarët e mëdhenj përpiqen të ndikojnë te njerëzit për t’i bindur ata që shteti nuk është në rrugën e duhur.

Në pyetjen se a është e mundur që vendi ynë të anëtarësohet zyrtarisht në NATO në Londër në dhjetor, duke pasur parasysh se deri më tani vetëm 22 nga 29 vendet kanë ratifikuar protokollin,e Jankoviq tha se:

“Epo, kjo është e vështirë për tu përgjigjur drejtpërdrejt. Sidoqoftë, sigurisht që kishte një sinjal të fortë që nga takimi i fundit i Këshillit të Atlantikut të Veriut këtu në Shkup, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se të gjithë dëshirojmë të bëheni anëtare e plotë deri në Samitin e dhjetorit”.

Sidoqoftë, ju e dini situatën aktuale, siç u përmend tashmë, 22 shtete anëtare kanë ratifikuar protokollin, disa prej tyre kanë depozituar instrumente e ratifikimit në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat