Shkuan për të blerë ushqim, policëve të Maqedonisë ju ikë i burgosuri

Maqedonia

Shkuan për të blerë ushqim, policëve të Maqedonisë ju ikë i burgosuri

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme një i burgosur, ka arritur t’u ikë policëve të Maqedonisë, të cilët nga Qendra Klinike është dashur ta kthejnë në burgun e Idrizovës.

I burgosur e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve, të cilët sipas drejtorit të burgut Bobi Majsovski, e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes.

“I burgosuri e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve (rojtarëve), të cilët e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes, gjegjësisht në vend që të lëvizin drejt burgut të Idrizovës, janë ndalur për të blerë sandviçë”, tha për Fokus, drejtori i burgut.

Ai ka shtuar se policët do të pezullohen nga puna.

I burgosuri që është arratisur ka qenë i dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg edhe atë për disa vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat