Asim Musa jep dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Shëndetësisë

Maqedonia

Asim Musa jep dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Shëndetësisë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:39
Asim Musa

Zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar se dorëhiqet nga posti i zëvendës ministrit.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të disa materialeve nga emisioni “Fiks Fare”, në të cilin shihej se Musa në spitalin shtetëror ka kryer operacione dhe ka marrë ryshfet.

Musa në postin e zv.ministrit të Shëndetësisë u emërua në qershorin e vitit të kaluar, pas disa ndryshimeve në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat