Bildt: Bashkimit Evropian i bie kredibiliteti në Ballkan për shkak të vetos së Francës

Maqedonia

Bildt: Bashkimit Evropian i bie kredibiliteti në Ballkan për shkak të vetos së Francës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:11
Carl Bildt

Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i veçantë o Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavië, Carl Bildt, paralajmëroi se BE-së i bie kredibiliteti në Ballkanin Perëndimor për shkak bllokimit të Francës për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Për shkak kërcënimeve të Francës se do të vendosë veto në nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE-së i bie kredibiliteti në Ballkan”, shkroi Bildt në rrjetin e tij social ‘Twitter’.

Ai shpreson se liderët e Bashkimit Evropian në Samitin e Brukselit do të mund të zgjedhin këtë problem.

Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat