Gjykata Penale nesër vendos për aktakuzën e rastit ‘Haraçi’

Maqedonia

Gjykata Penale nesër vendos për aktakuzën e rastit ‘Haraçi’

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:11
Foto

Prej nesër do të dihet nëse Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale do të pranojë aktakuzën e prokurores Vilma Ruskovska ku të përfshirë janë Bojan Jovanvoski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

Krahas kësaj, fokusi i Prokurorisë është vendosur edhe në pjesën e dytë të hetimit për zhvatjen e milionave. Në cilën fazë ndodhet hetimi, i cili ka të bëjë me larjen e parave dhe mashtrimeve nga Lidhja ndërkombëtare, prokurorja nuk zbulon. Tani për tani, të dyshuar janë Bojan Jovanovski, i ati i tij, Jasna Mandiq dhe sekretarja dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.

Për këtë rast, “La Verita’ sot publikoi se paraburgimi i Remenskit është amortizim në të cilën Zaev po përpiqet të shpëtojë vetë nga përgjegjësia penale.

Nga Prokuroria reaguan duke demantuar dhe i cilësuar spekulime shkrimet në gazetën italiane ‘La Verita’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat