Kthehet problemi i ndotjes, gjendje alarmante në Tetovë, Kumanovë dhe Shkup

Maqedonia

Kthehet problemi i ndotjes, gjendje alarmante në Tetovë, Kumanovë dhe Shkup

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Koncentrim i lartë i grimcave kancerogjene PM10, këtë mëngjes janë regjistruar thuajse në të gjitha stacionet matëse.

Më alarmante këtë mëngjes gjendja ka qenë në Tetovë, ku koncentrimi i grimcave PM10 ka qenë 181, ndërsa më pas në Milladinovc 178, Kumanovë 168, Manastir 114 dhe Qendër 112 mikrogram në metërkub.

Koncentrim i lartë është regjistruar edhe në Gazi Babë, Rektorat, Karposh, si dhe në Kërçovë, Gostivar dhe Kavadar.

Shkupi pardje është gjendur në vendin e pesë të qyteteve me ajër më të ndotur, ku janë matur, 158 mikrogram në metër kub të grimcave PM10.

Ndryshe, qeveria ka paralajmëruar iniciativë ku do të kyçen të gjithë organet inspektuese, policia dhe gjitha shërbimet për monitorimin e hapësirës publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat