OBRM-PDUKM: Ç’do politikë e Zaevit ka përjetuar mossukses

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ç’do politikë e Zaevit ka përjetuar mossukses

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:58
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev është mashtrimi më i madh në historinë e politikës së Maqedonisë.

“E fundit në një seri mashtrimesh është futja e taksave progresive dhe përfitimet e supozuara kryesore të saj. Dje Zaev pranoi që edhe me këtë gënjeu. Pas vetëm disa muajve të një kërkese të pasuksesshme, ajo u ndërpre.

Zaev dhe LSDM po fundosen. Ata janë sinonim i gënjeshtrës”.

Nga atje thonë se katër vjet më parë Zaev premtoi një regjistrim, po regjistrim nuk ka. Para një viti premtoi datë, po datë nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat