Xhaferi: Nuk mund të Kuvendi i shpërndarë përsëri të mblidhet - Bota Sot
Xhaferi: Nuk mund të Kuvendi i shpërndarë përsëri të mblidhet

Maqedonia

Xhaferi: Nuk mund të Kuvendi i shpërndarë përsëri të mblidhet

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:40
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi hedh poshtë mundësinë për mbledhje të Kuvendit për shkak të ratifikimit të Protokollit për NATO, pasi të shpërndahet.

Xhaferi në intervistë për RTVM-në sqaroi se Kodi Zgjedhor parasheh 60 ditë për zbatimin e zgjedhjeve.

“Kushtetuta nuk parasheh Kuvend teknik. Me vendimin e shpërndarjes, Kuvendi nuk ka mandat”, tha Xhaferi.

Xhaferi nuk din se kur do të përfundojë procedura e ratifikimit në Francë dhe çfarë do të ndodhë në Spanjë pasi ato më 10 nëntor kanë zgjedhje të parakohshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat