Qeveria propozon Arsllanin për zv. ministër të Shëndetësisë - Bota Sot
Qeveria propozon Arsllanin për zv. ministër të Shëndetësisë

Maqedonia

Qeveria propozon Arsllanin për zv. ministër të Shëndetësisë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Armend Arsllani është propozuar nga kryeministri Zaev si zëvendës ministër i ri i Shëndetësisë, në vend të Asim Musës i cili javë më parë dha dorëheqje nga ky post.

Arsllani është specializant i urologjisë ndërsa ka punuar si mjek i përgjithshëm në Spitalin e Specializuar për nefrologji në Strugë. Asim Musa dha dorëheqje nga posti i tij më 15 tetor pas publikimit të një video në të cilën shihet se si pranon 50 euro nga një pacient i cili kërkon nga ai të bëjë një ndërhyrje kirurgjike.

Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike e Strugës vazhdon hetimet lidhur me video incizimin e publikuar. drejtoi pyetje në Prokurori për të parë deri ku kanë arritur hetimet, mirëpo që atje ende pa përgjigje për këtë çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat