LSDM: Pagat në arsim janë rritur për mbi 2 mijë denarë

Maqedonia

LSDM: Pagat në arsim janë rritur për mbi 2 mijë denarë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e udhëhequr nga partia e tyre ka arritur të rritë pagat në arsim për mbi 2000 denarë, në afat kohor prej dy vite e gjysmë.

Ata thonë se kjo dëshmon se po kujdesen për të gjithë qytetarët përmes realizimit të masave që sigurojnë rritje të pagave në të gjitha sektoret.

““Edhe një vërtetim për këtë është rritja e fundit e pagave të të punësuarve në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 përqind duke filluar nga janari i 2020. Kjo është rritja e tretë e pagave të kuadrit arsimor, pasi më parë dy vite me radhë pagat u rritën për 5 përqind. Gjithsej, mësuesit për një mandat jo të plotë të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, kanë fituar paga më të mëdha për 20 përqind”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat