Maqedoni, në shtator janë dhënë 214 leje për ndërtim - Bota Sot
Maqedoni, në shtator janë dhënë 214 leje për ndërtim

Maqedonia

Maqedoni, në shtator janë dhënë 214 leje për ndërtim

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Në muajin shtator të këtij viti janë dhënë 214 leje për ndërtim, që është për 2.3 përqind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, është paraparë ndërtim i 176 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 20.383 metra katrorë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 1.988.722 mijë denarë, që është për 3 përqind më pak në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 122 ose (57 përqind) dedikohen për objekte nga ndërtimi i lartë, 25 (11.7 përqind) për objekte nga ndërtimi i ulët dhe 67 ose (31.3 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 214 objekte, në 140 (65.4 për qind) si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa në 74 (34.6 për qind) subjekte afariste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat