ASH: BDI-ja gënjen para çdo cikli zgjedhor për pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Maqedonia

ASH: BDI-ja gënjen para çdo cikli zgjedhor për pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 21:49
ASH

Aleanca për Shqiptarët akuzoi BDI-në se në çdo cikël zgjedhor manipulon me qytetarët duke gënjyer ata për hapjen e kalimit të ri kufitar me Kosovën Bellanoc-Stançiq.

Nga partia e Selës thanë se gur themeli për këtë pikë kufitare ishe hedhur në vitin 2018 ndërsa i njëjti duhet të ishte hapur që në janar të këtij viti. Në rast se ky kufi nuk hapet deri më 28 nëntor, Aleanca për Shqiptarët paralajmëron marsh simbolik për kalimin e kufirit. Nga kjo parti thanë se BDI-ja me vite po manipulon gjithashtu edhe me kufirin tjetër Llojan-Miratoc.

“Premtimi i parë për hapjen e kësaj pike kufitare ishte janari, për të vazhduar pastaj me qershorin dhe gushtin. Dhe si datë finale pas gjithë dështimeve paraprake u caktua 15 shtatori. Por që rezultoi me dështim të radhës pasi tani jemi në mes të nëntorit dhe ende nuk ka zë për hapjen e kufirit! Meqenëse tani jemi afër zgjedhjeve, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht BDI-në edhe sa herë mendon të manipulojë popullin me të njëjtën këngë?!Ne si Aleancë për Shqiptarët, insistojmë që hapja e këtij kufiri të mos shfrytëzohet si premtim zgjedhor për të fituar vota, por të shihet si një nevojë e qytetarëve që do realizim. Prandaj, paralajmërojmë se më datë 28 nëntor në rast se nuk bëhet hapja, do të organizojmë marsh simbolik për kalimin e kufirit-“, tha Shefik Duraku, Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat