OBRM-PDUKM: Për tre vjet, pushteti nuk ka bërë asgjë në fushën e energjetikës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për tre vjet, pushteti nuk ka bërë asgjë në fushën e energjetikës

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se Zoran Zaevi dhe LSDM i shkatërrojnë kapacitetet e vogla energjetike që i ka Maqedonia.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në vend të investimeve në kapacitetet e reja, pushteti mezi i mban të vjetrat.

“Nuk ka muaj, të mos hiqet nga përdorimi ndonjëra nga blloqet e “TEC Manastir”. Humbjet janë në rënie, ndërsa askund nuk janë investimet e paralajmëruara në termoelektrana. Nuk ka filtra, mekanizma as thëngjill. Termoelektranat janë lënë pas dore. Pushteti premtoi shumë, ndërsa nuk ka realizuar asgjë. Niveli i realizimit të programit të LSDM-së arrin vetëm 2%”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se koha është që LSDM të largohet dhe se në zgjedhjet e 12 prillit do të fillojë rindërtimi i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat